BaxhakuING sh.p.k. ofron shërbime të specializuara në: vlerësim dëmesh të automjeteve, ekspertiza aksidentesh rrugore, projekte të sinjalizimit rrugor dhe këshillime profesionale teknike. Ne sigurojmë saktësi teknike, paanshmëri dhe dokumentim të plotë për çdo rast.
BaxhakuING shpk është një firmë inxhinierike e specializuar në inxhinierinë e komunikacionit, hetimin e aksidenteve dhe sigurinë rrugore. Ekipi ynë multidisiplinar kombinon aftësi të inxhinierisë mekanike me analiza të trafikut për të ofruar zgjidhje të besueshme dhe të bazuara në të dhëna.
Ofrimi i inspektimeve dhe vlerësimeve profesionale të dëmeve për automjete. Raportet tona përfshijnë përshkrim teknik të dëmit, përllogaritje të kostos së riparimit dhe dokumentim fotografik, të vlefshëm për kompani sigurimi, institucione ligjore apo qëllime administrative.
Realizojmë analiza teknike për përcaktimin e mekanizmit të ngjarjes, pikës së goditjes dhe dinamikës së aksidentit. Çdo raport mbështetet në matje precize, dokumentim vizual dhe përpunim analitik, duke siguruar përfundime të qarta dhe të argumentuara.
Projektim i sinjalistikës horizontale dhe vertikale të rrugëve sipas standardeve të sigurisë rrugore. Projektet tona ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve, duke u bazuar në analiza reale të terrenit dhe të dhënat e ekspertizave.
Ofrimi i konsulencave teknike, mendimi profesional dhe dokumentimit të plotë për çështje që lidhen me dëmet materiale, inspektimet dhe analizat teknike. Raportet dhe dosjet përgatiten në formë të strukturuar, të përdorshme për qëllime ligjore, administrative ose teknike.
Konsultim paraprak dhe kuptim i nevojave të klientit.
Mbledhja e të dhënave reale për analizë të saktë.
Përpunim profesional i të dhënave dhe krijim i zgjidhjeve teknike.
Dokumentimi i rezultateve në format të qartë dhe të strukturuar.
Komunikim direkt dhe dorëzim i dokumenteve përfundimtare.
Adresa: Rruga Ukë Bytyqi, Prishtinë
Tel: +383 44 614 940
Email: tasip.baxhaku@baxhakuing.com
Website: www.baxhakuing.com
Orari: Hënë–Shtunë: 8:30 – 17:30